20,11,2024

Valon Halimi: Zgjedhja e Kryeministrit!

Must Read

Zgjidhni mendimtarët të jenë ligjvënës dhe shmangni gojështhururit. Dituria rrallë është fjalë shumë.

Pesha dhe thellësia e mendimit janë me të favorshme për momentin se shpejtësia e të folurit me muskujt, se i cekëti dhe sipërfaqësori janë përgjithësisht fjalëshumë dhe shpesh quhen elokuentë që( flasin ndryshe, shkrujnë ndryshe dhe veprojn ndryshe).

Fjalë pak, e shumë mendim është rregull i përgjithshëm që sot po kërkohet. Njerëzit e tillë qeverisin vendin me fuqinë e drejtësisë, me dituri dhe jo me forcën e zhurmës e kërrcnimit.

Pasuria e dijës, e dijës së sotme qëndron në kokat e njerëzve dhe jo në krahëror e mbi supe.

Për të qenë në gjendje për ti shërbyer më mirë vendit, arsyeja na thotë se madhështia e dijës dhe urtësia do të ishin të përzgjedhura për të marrë shërbimin. Kjo është përshtatje me gjendjen, vullnetin dhe humorin e popullit.

Mashtrimi, gënjeshtra, dredhia dhe hileja në punët kombëtare janë shenjat e dekadencës mendore.

Drejtësi nuk do të thotë të jetë qeverisje strikte, nga njerëzit me pamje dhe veprime të serta. Nëse i gjithë komuniteti në vend, të cilët apo gjithë do ti nënshtroheshin ashpërsisë së këtij lloj sundimi muskuloz, do të duhet në portat e atij vendi të shkruhej: ata që lindin dhe jetojnë këtu le ti humbin shpresat.

Karriera e disave është edhe fundi i patriotizmit të tyre të shpallur, njerëz që gjithmon shikojnë me kënaqësi të fshehtë  rënien e gjenive apo talentëve superior që ja errëson vetërëndësinë e tyre, sepse integriteti dhe nderi i pa kurruptuar i gjenive ju zë atyre rrugën me skaje egoiste.Tendenca e kandidatëve të vegjël është gjithmon kunder njeriut të madh.

Mos lejoni t’ju robërojë ndonjë disfatë apo persekutim.Të jeni të bindur se dikush që u tregua dikur i verbër në aftësinë politike, do të ecë përsëri verbazi, gafat e tilla janë fatale sa edhe krimi.Verbëria politike nuk përmisohet me kalimin e moshës.

Morali dhe duartë e pastërta, janë një forcë tërheqëse magnetike e zemrës drejtë së vërtetës.

 

V.H

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img