Pasditen e sotme, në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të muajit Qershor, për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, u mbajt Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Muharrem Mehmeti”, kushtuar bokserit të parë ferizajas, Muharrem Mehmeti, ngjarje kjo që u zhvillua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Në mesin e emrave të mirënjohur të boksit vendor, me prezencë të drejtuesve e përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, qindra shikusve ferizajas, në ring u ngjitën bokser përveç vendor, edhe nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria.
Nga ndeshjet e zhvilluara, sipas jurisë profesionale, u ndanë këto tituj:
- BOKSIERI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR-RYMEN RUMENOV – BULLGARI
- ÇIFTI MË LUFTARAK – TAULANT JAKUPI – KOSOVË dhe REDIS KARAJ – SHQIPËRI
- TEKNIKU MË I MIRË: BASHKIM BAJOKU – KOSOVË
- BOKSIERI MË I MIRË – VALDRIN ETEMI – KOSOVË.