14,12,2024

Vajza e cila synon të bëhet presidente e Kosovës!

Must Read

Është vetëm 26 vjeçare por ka pesë diploma: Tri të nivelit beachalor dhe dy të nivelit master. Kjo është Kosovare Murseli

Kemi dëgjuar të kenë nga dy diploma dhe të vazhdojnë studimet njëkohësisht në dy fakultete por, a e keni menduar ndonjëherë se kureshtja për dije mund t’i kalojë edhe këto limite.  Epo me lejoni të ju them që po, gjeni të tillë ekzistojnë dhe jo larg, janë pikërisht nga Kosova.

Qysh kur ishte e vogël nga nëna e saj iu ngulit në kokë se mësimi është gjëja më e rëndësishme në jetë. Kështu Kosovarja ndoqi këshillën e se ëmës për shkollim, madje duke kaluar edhe pritshmërinë e familjarëve. Ajo ka vetëm 26 vjet por posedon pesë diploma, tre të nivelit beachalor dhe dy të nivelit master, shkruan rtv21.tv

E lindur dhe e rritur në fshatin Doganaj të Kaçanikut, vend që siç tregon ajo nuk i kishte dhënë shumë përparësi shkollimit të femrave, Kosovarja me mbështetjen e familjes, vendos që të thyej këtë tabu, duke u bërë kështu shembull “Gjithmonë kam dashtë me qenë shembull, kam dashtë me tregu se edhe ne çikat mundemi, edhe me neve mundeni me u ndi krenarë. Kam pasur edhe raste kur jam nënvlerësu, po kurrë nuk jam dorëzu”, rrëfen ajo.

Ndonëse thotë se të tjerët për të, ndonjëherë e krijojnë përshtypjen se është mendjemadhe, Kosovarja përkundrazi duket mjaft e afërt dhe e dashur me njerëz.

Ajo shfaq peripecitë të cilat ka kaluar për t’i realizuar deri këtu ëndrrat e saj. Në vitin 2008, Kosovarja regjistron Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tetovës, por për shkak të shpenzimeve të mëdha ajo transferohet në Universitetin e Prishtinës, ku po aty në vitin 2009 fillon studimet edhe në Fakultetin Juridik. Këtu paraqitën sfidat e Kosovares, pasi që nuk ishte studentja e vetme e familjes, kishte edhe katër motra tjera dhe siç tregon ajo është dashur të gjendet në forma të ndryshme brenda rregulloreve që i lejonte sistemi për t’ia dalë me shpenzime. “Na i kemi pasë kushtet elementare, por për mos me shpenzu babin shumë edhe për me iu dhënë hapësirë me u shkollu edhe ato (motrat) na kemi flejt me një konvikt nëpër tokë”, thotë ajo duke shtuar se falë angazhimeve të saj në workshipe, bursave që fitonte ia dilte t’i mbulonte shpenzimet.  Po ashtu edhe statusi i veteranit të luftës i babait të saj e ndihmonte që të lirohej prej disa obligimeve financiare, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, shkruan rtv21.tv

Studimet beachor dhe master të Fakultetit Ekonomik i përfundon në një afat rekord, por ajo rrëfen se pavarësisht se kërkonte punë nuk mund të gjente, kështu për të mos u shkëputur nga studimi Kosovarja regjistron edhe Fakultetin e Shkencave Politike. Por pasi diplomon në Fakultetin Juridik në kuadër të tij e regjistron edhe masterin e Shkencave Politike. Kështu pothuajse paralelisht përfundon edhe beachalorin edhe masterin e këtij drejtimi. Sukseset më të mëdha i arrin në Fakultetin Ekonomik ku masterin e përfundon me mesatare 9.5.

Për t’i realizuar këto ambicie ajo tregon se ka kaluar shumë kohë gjatë ditës dhe natës me libra në duar “Ka ndodhë që edhe në bibliotekë kam flejt, mundeni me i pyet edhe kolegët e gjeneratës sime …gjithë natën deri sa u falë sabahu kam mësu.”, rrëfen ajo. Po ashtu duke vënë buzën në gaz tregon edhe një detaj, se ndonjë herë i është dashur që ta incizojë vetën duke lexuar e madje e dëgjonte kur ishte në rrugë në mënyrë që arrinte t’i zinte gjitha mësimet.

Vajza nga Kaçaniku shfaq se prej që ishte e vogël e kishte përcjell një ëndërr për të cilën beson fuqishëm se do ta realizojë.  Me nostalgji kujton një dialog që kishte pasur me gjyshin e saj tashmë të ndjerë, i cili pak para se të vdiste kishte besuar se mbesa e tij një ditë do të bëhet lidere. “ Një fjalë ma ka lanë babgjyshi jem, ai  gjithë  kish  qejf  me  u  ba  doktoreshë,  pak  pa  vdekë  me  tha  se  ke  me  u  ba  kryetare  i  thash  pse  po  thu  ashtu,  tha  kqyre  agës  ti  je  tu  punu  për  kryetare  edhe  ke  me  u  ba  kryetare  edhe  bash  bash  mos  mujsh  me  u  ba  kryetare  ti  pa  u  ba  ministre  nuk  ke  me  lanë  e  pa  arrit  këtu  nuk  ke  me  lanë “, rrëfen ajo  me buzëqeshje, e me një ton me të ngritur thotë se kurrë nuk i është ndarë këtij vizioni.

Këtë ëndërr ajo mendon ta realizojë pasi t’ përfundojë studimet e doktoraturës, të cilat planifikon t’i bëjë jashtë shtetit. Studime të cilat kishte provuar t’i vazhdojë në Gjermani por për shkak të garancionit të lartë bankar dhe përvojës së punës e cila iu kishte kërkuar nuk kishte mundur.

Edhe pse deri më tani e kanë përcjellë vështirësitë për tu punësuar pasi që siç tregon ajo punëdhënësit arsyetoheshin se është e mbi kualifikuar për pozitat që konkurronte. Tani  është e angazhuar si Zyrtare për Faljen e Borxhit në Administratën Tatimore të Kosovës,  në një pilot projekt, mirëpo siç thotë ajo ende nuk është më një kontratë të rregullt të punës. Ajo është edhe Kryetare e Komitetit për Siguri Lokale në Kaçnik. Po ashtu është e angazhuar edhe në projekte të ndryshme në kuadër të  OSBE dhe të Policisë së Kosovës.

E pavarësisht vështirësive që kishte hasur ajo shprehet optimiste “Ka me ndryshu situata, s’ka qare herë do kur do ajo çka është përcaktu për neve ka me ardhë”, thotë ajo.

Sllogan i saj është se “Sa më shumë që ke obligime aq më shumë ke kohë për gjithçka”./21Media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img