27,11,2024

Vaji i dëshmorit

Must Read

Shkruan : Shkelzen Marevci
Ah… po më dhemb shpirti
Dhembjen e ndiej thellë
Më thellë se plagën e marrë
Dhembjen që më bëri të vdisja për liri e të tretem atje ku ju nuk më shihni
Dhembjen që bëri që gjaku im të përzihej e të bëhej një me dheun e vendit tim
Epo, ja që sot nuk mundem ta bëj një gjë të tillë, më falni
Të më falni populli im i përvuajtur
Sikur të mundja do ta bëja, më besoni
Vuajtjet tuaja qenë aq të rënda, saqë malet s’do t’i mbanin
Rëndesa e tyre peshon akoma më rëndë sot, ngase tanët po i shkaktojnë
E liga nga ai që nuk pritet ta shkërmoqë mishin nga eshtrat
Më dhimbseni për Zotin, ngase vuajtjet tuaja s’patën të ndalur
Vuajtjet tuaja as liria nuk i ndali, ato vetëm gjuhën e ndërruan
E kuptoj, madje e di mirë nevojën tuaj për t’u çliruar nga e keqja që ju ka kapluar
Nga e keqja që jua ka mbështjellë trupin e ju vdisni përditë ngapak
Bezdia e shushunjave jua ka lodhur shpirtin
Sa keq…! shushunjat e poshtra ushqejnë veten duke thithur dhe pikën e fundit të gjakut tuaj
Ah sikur të mundja të vdisja përsëri, nuk do të kisha vdekur pa ndonjë “mik”
Dikur hidhja plumba mbi armiqtë
Sot, e dhimbshme, por do të kisha shkrepur plumba mbi ‘’miqtë’’
Në fund të fundit, çfarë rëndësie ka gjuha që flet kur vepra është njëlloj me veprën e armikut?
Mos mendoni se për mua kanë mbaruar vuajtjet
Jo, jo… vazhdoj së vuajturi çdo çast të jetës sime të përtejme, ngase vuani ju
Më dhemb shpirti kur shoh bashkëluftëtarin tim të zhytur në llum
Rrëqethem sa herë kujtoj gjëra që dikur i bënin armiqtë
Ndërsa sot, po ato gjëra i bëjnë “miqtë”
O Zot…! kaq të dashura qenkan pushteti dhe paraja, apo njeriu qenka aq i dobët
Aq sa të tjetërsohet miku në armik e patrioti në tradhtar
Aq sa liria e tejpritur të kthehet në robëri
Të përmbysen dhe ato gjëra që erdhen falë gjakut të derdhur
Aq sa gjaku i dëshmorit të ndërrojë ngjyrën
Të bëhet një me të pavlerën
Aq sa të verbohet njeriu dhe të mos shohë gjë tjetër përpos parasë e pushtetit
Të kthehet intelektuali në vjedhës xhepash
Aq sa të gllabërohet çdo gjë mbi dhe e të mbyten ëndrrat
Aq sa i sëmuri të duket monedhë paraje
Mosni bre ju lutem, ndaleni turrin për atë Zot
Sot dergjen e vuajnë i madh e i vogël jo për shkak të atij që foli gjuhën e armikut
por për shkak të atij që fliste e flet gjuhën tonë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img