15,06,2025

Ushtron dhunë ndaj dy fëmijëve të saj, arrestohet nëna në Ferizaj

Must Read

Një grua nga Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj.

Fëmijëve iu është ofruar tretman shëndetësor, ndërkaq e dyshuara është arrestuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj  (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia.

E dyshuara është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërkaq fëmijët janë dërguar në strehimore.

“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore”, bën të ditur policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Elmi Reçica nga rradhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të. Ai theksoi se  përgjegjësia është e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img