Mjeku Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares.
Siç dokumentohet në raport, ushtria kishte përdorur gazë “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK’së.
“Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria Serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, ka shkruar Kamberi, në Fb.
Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi.
“ Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares”, ka shkruar Kamberi.



