29,11,2024

“Ushtria e Serbisë, e vetmja përgjigje nga Beogradi ndaj kërcënimeve të Prishtinës”

Must Read

Kështu ka thënë gjenerali serb, tashmë në pension, Mitar Kovaq. Sipas tij, duke pasur parasysh të gjitha ato që po ndodhin në Kosovë, është e pritshme që Ushtria e Serbisë, policia dhe BIA të rrisin nivelin e angazhimit dhe aftësitë operacionale, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha shenjat dhe informacionet tregojnë se ka kërcënime dhe forma të caktuara të dhunës nga ana e qeverisë së Kosovës apo pushtetit në Prishtinë. Unë mendoj se është e drejtë legjitime e Serbisë të intervenojë për t’i mbrojtur interesat nacionale, objektet industriale dhe popullsinë në Kosovë. Në rast të dhunës është logjike që të merren masat e duhura për të mbrojtur interesat e veriut të Kosovës”, është shprehur ish-gjenerali serb për ‘Sputnik’.

Ai ka theksuar se ka indikacione të cilat nuk do të lejojnë që Asociacionin e komunave serbe të themelohet me kompetenca ekzekutive.

“Kërcënimet në Prishtinë janë reale dhe në periudhën e ardhshme procesi i negociatave do të jetë nën presion dhe autoritetet e Kosovës së bashku me shërbimet e huaja të inteligjencës do të bëjnë të pamundurën për të ‘tjerr ngjarje rreth destabilizimit të popullit serb në Kosovë”.

Krejt në fund ai ka thënë se është e logjikshme që Serbia të reagojë dhe të marrë atë që i takon./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img