20,11,2024

Ushtari i UÇK-së: Ja si m’u vranë bashkëluftëtarët?

Must Read

uck-2-620x330

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Shpend Pajaziti, në një rrëfim të tij  tregon se si iu ka bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai thekson se pas fillimit të luftës për çlirimin e atdheut me formimin e shtabeve të para të UÇK-së është inkuadruar më 20. 04. 1998 në Shtabin Lokal në fshatin Dobrosh komuna e Gjakovës ku Komandant i tyre ishte Rifat Sylejmanin, (Rasim Regja).

“Fillimisht kemi qenë të angazhuar në detyra për vëzhgim të terrenit, roje për sigurinë e shtabit si dhe kemi pas të ngritura pikat e kontrollit në fshatin Kallavaj me vendasit e mi për evidentimin, kontrollim të hyrje daljeve të njerëzve të panjohur normalisht se kishim të bëjmë me gjendje lufte me një armik më barbar serb, andaj ne u detyruam që në afat sa më të shkurtër të organizohemi për mbrojtjen e fshatit dhe kudo që nevojitej tjetër”, thotë Pajazit duke shtuar se është i lindur më 19.11.1979 në Dobrosh të Gjakovës dhe se shkollën fillore e ka të përfunduar në fshatin Sheremet e të mesmen në Junik si dhe ka qenë pjesë e protestave dhe demonstratave që nga viti ‘88 deri në kohën e luftës.

Ai thotë se gjatë asaj kohe ka pasë dhe vëllain ushtar të UÇK-së, ku fillimisht me shokë kanë shkuar në Shqipëri për furnizim me armatime ku dhe kanë sjellë armatimin për tu armatosur bashkëfshataret e tij. “Me armatosjen e ushtarëve të parë kemi filluar caktimin, përgatitjen e pozicioneve të luftimit për mbrojtjen e fshatit. Andaj me bashkëvendësit duhej që sa më parë t’i përgatisim gjegjësisht hapim istikamet dhe bunkerët për mbrojtje më të mirë në raste eventuale nga bombardimet serbe. Pasi që armikut serb për çdo ditë i ngushtohej territori i lëvizjes së lirë dhe ne forcoheshim, ku një mëngjes i hershem gjatë pjesës së dytë të muajit qershor ‘98 forcat çetnike serbe kanë ndërmarr një sulm të gjërë ndaj forcave të UÇK-së dhe popullatës civile në fshatrat: Dobrosh, Junik, Nivokaz etj. Vëllai ka marr pjesë në të gjitha luftimet në zonen e Dukagjinit, si në Voksh dhe Loxhë”, tregon ai.

Ai thekson se, për mbrojtjen e fshatit pothuajse ishin të përfshirë nga çdo familje, ku ditën e parë të luftimeve ka arritur në fshatin tonë. “Poashtu për të na dal në ndihmë Komandanti i Njësitit nga fshati Pacaj, Hysen Arifiaj dhe bashkëluftëtari i tij Vezir Ademi ku gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe të mbështetura nga artileria e vet garantoheshin pozitat tona dhe fshati, kur Vezir Ademaj tenton të avancoj te pozicioni i bashkëluftëtarëve tanë në anën e majtë të rrugës, sëpari ka arritur te pozicioni im afër rrugës në anën e djathtë ku isha unë me 5 apo 6 bashkëluftëtar derisa luftimet vazhdonin. Më pasë ai vazhdoi në drejtim të pozicionit të tij e ne e mbulonim me zjarr Vezirin ai ka vazhduar nëpër një pjesë të livadhit për të arritur te pozicioni bashkëluftëtarëve tanë në përforcim përnjëherë pa pritur hapet zjarr nga praga e armikut serb ku dhe bie dëshmori i parë Vezir Ademi, dhe më pas te ai pozicion tenton të arrijë Komandanti Hysen Arifaj që ende pa u ofruar afër trupit te Vezirit dy apo tre hapa qëllohet dhe merr plagë të rënda në pjesën e barkut. Menjëherë kërkon ndihmë dhe me sa mbaj mend tërheqjen e bëri Fazli Tahiri, Arton Haxhiu dhe Ali Pajaziti derisa ne të tjerët i mbulonim me zjarr, brenda 4 apo 5 minutave është bërë tërheqja dhe me një makinë është dërguar për në Spitalin e fshatit në Dobrosh që funksiononte në kuadër të UÇK-së, ndërsa ne kemi vazhduar luftimet. Përderisa Komandanti u dërgua në spital për trajtim ndërkohë është bërë dhe tërheqja e trupit të dëshmorit Vezir Ademit poashtu nga bashkëluftëtaret tanë. Derisa ato luftime kanë zgjat për 10 ditë ne jemi informuar se Komandant Hysen Arifaj që kishte arritur për ndihmë në luftime në fshatin tonë ai kishte ndërruar jetë në Spitalin e Irzniqit”, rrëfehet ai.

Luftëtari Jeton Pajaziti, thotë se pasi që ishin me një numër të vogël dhe forcat serbe ishin me një numër të madhe si në njerëz poashtu edhe në teknikë ushtarake e që i kishin shkaktuar humbje në ushtar detyrohen që të tërhiqen me qëllim që mos të rrezikohet popullata civile më tej edhepse kishin mundësi t’i shkaktojmë humbje tjera në ushtarët serb, por duke ditur se ato forca barbare do të hakmerren ndaj popullatës civile ju ka ardhë urdhri afër pas 10 ditësh gjegjësisht me 2 gusht 1999 që të tërhiqen, çka dhe u tërhoqën ku familjarët mbeten edhe më tej në fshat.

“Sipas planit komandues ne vazhduam për në drejtim të fshatrave Rracaj, Skivjan, Dujakë, Baballoq Gllogjan dhe kemi arritur në Isniq. Aty pauzuam pa dhe kam dëgjuar mes radios se axhën tim Nek Pajazitin e kishin vrarë forcat serbe në Madanja dhe djalin e axhës Qerimin e kishin plagosur rënd në këmbë të cilët atë kohë ishin pjesë e UÇK-së. Ne më pas kemi vazhdua në Propaqan ku kuptuam se Komandant ishte Tahir Zema, aty jemi mirëpritur ku me një numër të ushtareve që ishin në Prapaqan është vendosur që të shkojmë për në Shqipëri për furnizim të serishëm me armatim, municion dhe predha, po ashtu për obligim kem marr që një numër të rrezikuar të popullatës civile ti marrim me vete ti sigurojmë dhe ti dërgojmë në Shqipëri.

Me të arritur në bjeshkët e Isniqit dikund rreth orës 7 apo 8 kemi ra në pritë të armikut serb ku në zjarrin e parë të befasishëm që u hap në ne me sa me duket 3 dëshmor kanë ra dhe disa të plagosur ku në mesin e tyre dy bashkëvendësit e mi: Ali Rama dhe Qaush Musa, mirëpo vlen të ceki se ne mesin e të plagosurve ishte dhe bashkëluftëtarja Lule Tahirsylaj nga fshati Isniq”, pohon ai.

Sipas tij, UÇK-ja ishin të armatosur të gjithë pasi që ua kishin lenë armët bashkëluftuesve, kurse këta ishin drejtuar për furnizim me armatim. Ndërsa të plagosurit kanë arritur mu tërheq me ne, kurse “3 dëshmorët e rënë nuk mundëm të them asgjë për ta pasi që vet nuk kishim mundësi për ti tërhequr dhe ka qenë urdhër që i gjalli mos të rrezikohet për të vdekurin. Ku jemi detyruar me të plagosurit që prapë të kthehemi në Isniq për trajtimin e tyre, po sa kemi arritur në Isniq menjëherë kemi njoftuar Komandën në Isniq për tre dëshmoret e rënë me qëllim të tërheqjes së tyre”.

“Tu pas parasysh se nevojitet armatimi, ne brenda javës prapë jemi përgatit dhe kemi marr rrugën për në Shqipëri mirëpo drejtimin tjetër: Gjakovë, Gerqin, Kushllin maja Pashtrikut te stanet dhe kemi arritur në Cahan ku jemi mirëpritur dhe pas dy ditësh kemi vazhduar për në Bajram Curr për ti takuar bashkëluftëtaret dhe strukturat komanduese. Vlen të ceki se sëpari kam vizituar të afërmit e mi dajet e nenës në Tropoje tek familja e Idriz Qeles me pas vizitova dhe dajën tjetër në Bajram Curr- Dajen Xhemajl pasi që kishim lejen nga strukturat komanduese që t’i vizitojmë të afërmit dhe të informohemi nga ta nëse kanë ndonjë informacion për familjaret tanë pasi që koha nuk premtonte se së shpejti do ti kthehemi luftimeve në Kosovë. Në Bajram Curr kam takuar dy bashkëluftëtar njeri ka qenë Ismet Maloku i cili më ka njoftuar se janë vendosur në QS në Papaj si dhe janë duke u përgatitur prapë me ju kthyer luftimeve ku familja ime edhe më tej gjendej në Dobrosh Kosovë.

Në Q.S. në Papaj të Shqipërisë kam arritur më 10.10.99. Aty për herë të par kam takuar Agim Ramadanin i cili më ka intervistuar dhe është informuar rreth meje dhe aktivitetit tim të më hershëm, ku mesin e tyre kishte bashkëluftëtar që njiheshim dhe gjatë vitit 98”, rrëfehet ai për gazetën “Bota sot”

Pajaziti thotë se, pasi e kuptoj Agimi se armatimin e letë di ta përdor i tha çfarë njësie dëshiron që të kyçesh tek ne? “Unë ju përgjigja se, për mua është krejt njëjtë kudo që më caktoni unë do ti përgjigjem me plot vullnet dhe dëshirë për të luftuar dhe çliruar vendin tonë. Gjatë intervistimit tim ishte prezent Feriz Terzhnjeva i cili tha se ky duhet të vij në njësinë time në artilerinë e letë veprim me Top 75 mm, menjëherë më sistemuan në ketë njësi, ku të nesërmen kemi filluar me ligjëratat teorike dhe praktike për njohjen e topit 75 mm si dhe përdorimin duke i përfshirë gjitha llojet e armatimit të krahut që posedonim përpos armës kryesore Topit 75 si dhe armës personale PA-47. Duhet cekur se para thyerjes së kufirit me Komandant Ferizin disa ditë kemi bajtë municion, predha për top 75 mm dhe i kemi deponuar në vijën e frontit pa u hetuar nga armiku me ndihmën e vëzhguesve. Stërvitjet gjegjësisht përgatitjet intensive kanë vazhduar deri në thyerjen e kufirit me datë 9 prill 1999”.

99999

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img