26,12,2024

Ushtarët e NATO-s përgatisin të rinjtë për shkollim jashtë vendit

Must Read

Studimi jashtë vendit ka qenë dhe është ëndrra e shumë të rinjve kosovarë, mirëpo, tani për nxënësit kosovarë mundësia që të marrin bursa për shkollimin universitar është akoma më afër. Ata vetëm duhet të përmbushin kërkesat të cilat universitetet paracaktojnë, dhe kështu bëhen pjesë e procesit përzgjedhës të universiteteve botërore. Një nga këto kërkesa është edhe testi i standardizuar i gjuhës angleze TOEFL, i cili është kërkesa bazë e universiteteve të huaja.

Sidoqoftë për ta kryer testin TOEFL janë disa vështirësi, sepse kosto e këtij testi është mjaft e lartë për standardin kosovar. Vetëm hyrja në test kushton mbi 100 Euro, kurse kurset përgatitore për këtë test janë nga 100 deri ne 200 euro në muaj, që e bënë mjaft sfiduese për të rinjtë kosovarë kryerjen e këtij testi. Fatmirësisht për të rinjtë ferizajas tash e disa vite, kryerja e këtij testi është bërë më e lehtë sepse, qysh nga viti 2008 organizata “Knowledge is Freedom” mbulon koston e testit TOEFL për disa nxënës fatlum të qytetit të Ferizajt.

“Nëse nuk do të ishte ky kurs, vështirë që do të përballoja koston e testit dhe pastaj kurseve përgatitore, pasi që është kosto mjaft e lartë për nivelin kosovar të jetesës”,ka thënë nxënësja, Alma Gashi.

Procesi përzgjedhës për të qenë pjesë e këtij grupi është përmes një testi të gjuhës angleze, kuese numri i nxënësve të përzgjedhur varion nga 20-30 nxënës. Pas përzgjedhjes këta nxënës mbajnë takime javore me ushtarë të forcës paqeruajtëse së NATO, duke u përgatitur për testin, të cilin e mbajnë 9 muaj pas fillimit të kursit përgatitor. Në këto takime javore nxënësit përgatiten nga materiali i studimit i siguruar nga ushtarët dhe të marrësh pjesë në një takim është mjaft argëtuese, pasi që debatet nuk mungojnë dhe mënyra e të mësuarit është atraktive.

“Ata gjithmonë gjejnë mënyra tërheqëse të mësimit, puna në grupe dhe bashkëpunimi nuk mungon asnjëherë. Shpesh bëjmë debate dhe në këtë mënyrë përmirësohemi në aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit”, ka thënë Endrit Dërguti.

Të tjerë nxënës, kan lëvdata rreth sjelljeve të ushtarëve amerikan.

“Ushtarët janë shumë të shoqërueshëm dhe krijojnë një ambient familjar gjatë orëve të mësimit. Ata shpesh gjejnë metoda atraktive të mësuarit si ato me lojëra garuese që ndikojnë në rritjen e nivelit tonë të anglishtes”, thekson Alma Gashi, një nga pjesëtaret e këtij grupi.

Ajo po ashtu tha se mësimi nga anglisht folës ka më shumë përparësi sepse ndihmon në aftësitë e të dëgjuarit të theksave të ndryshëm dhe të përgatit për ligjërues amerikan.Image

“Knowledge is Freedom” si grup funksionon qysh nga viti 2008, mirëpo që nga viti i kaluar është e regjistruar si OJQ. Një ndër njerëzit më meritorë për këtë organizim është Naim Bajrami, i cili ka qenë pjesë e “Knoëledge is Freedom” qysh në fillet e saj.

Ai thotë se gjatë viteve niveli i anglishtes së nxënësve gjatë gjeneratave vazhdimisht është përmirësuar dhe se tani grupet e përzgjedhura janë mjaft të përgatitur dhe se kalojnë pritshmeritë.
Për nivelin e mirë të anglishtes flet edhe ushtari amerikan Ericskon i cili thotë: “Ky grup është grupi më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Kam qenë ligjërues i anglishtes në vende të ndryshme në Evropë, mirëpo ky grup është shumë i përgatitur dhe vazhdimisht më surprizon. Unë ndihem shumë mirë duke ndihmuar nxënësit dhe përmirësimi i tyre është ajo që më shtyn të vij këtu”.

Në vitet e fundit ka pasur histori të ndryshme të suksesit me nxënës si Baton Govori të cilët kanë arritur të marrin deri në 106 pikë, rezultate të cilat qëndrojnë në nivel botëror. Po ashtu nxënës të “Knoëledge is Freedom”kanë arritur të jenë pjesë e shkollave të ndryshme në Poloni, Itali dhe Amerikë. Një histori e veçuar nga Bjarami është ajo e dy nxënësve të cilët kanë arritur të jenë mjaft të suksesshëm, si Yll Dalladaku i cili është pjesë e akademisë ushtarake prestigjioze amerikane “Ëest Point”, si dhe nxënësi tjetër i cili tashmë veç është pjesë e ushtrisë amerikane.

Sidoqoftë organizimi i këtij grupi nuk vjen pa sfida, pasi që “Knoëledge is Freedom” nuk ka një klasë të tyre mirëpo, aktivitetet i organizojnë në kuadër të objektit të “Qendrës së Kulturës” në Ferizaj. Bajrami falënderon komunën e Ferizajt për përkrahjen e pafund që i ka dhënë këtij projekti duke i ofruar hapësira për mësim, mirëpo ai thotë se përkrahja financiare gjithnjë ka ardhur vetëm nga ushtarët e kampit “Bondsteel”.

Po ashtu Bajrami shprehet se një grup prej 30 nxënësve për një periudhë 9 mujore është mjaft vogël për një qytet si Ferizaj dhe ai shpreson se në vitet në vazhdim ky numër do të rritet dhe “Knoëledge is Freedom” të zgjerohet edhe në qytete të tjera. Në planet afatgjata të kësaj organizate është edhe themelimi i një grupi përgatitor në qytetin e Kamenicës, grup ky i cili do të jetë më nxënës shqiptar dhe serb duke e respektuar edhe qëllimin e OJQ se “Dituria është liri”- tha Bajrami./Zeri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img