Një kontigjent ndihmash në veshmbathje dhe material tjetër higjenik ka gëzuar sot 10 banorët e përhershëm të shtëpisë së komunitetit e cila strehon persona me aftësi të kufizuara mendore nga rajoni i Ferizajt. Kjo shtëpi ka kohë që menaxhohet nga komuna e Ferizajt dhe personat në nevojë e gjejnë ushqimin dhe komoditetin e dëshiruar çdo ditë këtu, por që kufizimet buxhetore shpesh kanë ndikuar në plotësimin e të gjitha nevojave më të mëdha që kanë. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në komunën e Ferizajt Dr. Burim Karameta e vlerësoi ndihmën e dhënë si të mirëseardhur për qendrën dhe vet banorët e saj. “Ky është vetëm njëri ndër bashkëpunimet me organizata serioze e të dobishme për ne ,kësaj radhe me kampin Bonsteel e që nuk është hera e parë. I falënderojmë të gjithë këta iniciatorë që po ndihmojnë në këtë mënyrë institucionet tona e njerëzit në nevojë. Të gjitha këto veshje e mbuloja kanë qenë mjaft të nevojshme për këtë shtëpi ku bëhet puna më fisnike, sepse në mesin e këtyre njerzëve ka persona që vuajnë nga problem të ndryshme dhe nuk gëzojnë ndonjë kujdes familjar” tha drejtori Karameta.
Ndërkaq përfaqësues organizatës Area Support Team Balkans e cila vepron në kaudër të kampit Bondsteel thanë se kanë grumbulluar ndihma me dëshirën më të mirë ngase do t’u shërbejnë për personave në nevojë të cilët duan mirëqenie më të qëndrueshme. “Ushtarët amerikan sa herë përfundojnë misionet e tyre lënë gjerat që u janë dashur , I pastrojnë i rregullojnë dhe kanë dëshirë të jepen për dikë që ka nevojë . edhe kësaj here ka ndodhur kështu dhe jemi të lumtur që do të shërbejnë për këta njerëz. Ndihmat tona dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë madje edhe vetëm për biseda e argëtim do të vijmë më shpesh këtu “ tha Della Hodges drejtoreshë e Area Support Team Balkans. Përfaqësues të organizatës që kanë dhënë ndihmat sot thanë se kanë ndihmuar edhe institucionet e tjera që kanë këto nevoja siç është qendra e strehimit të grave në Ferizaj si dhe shoqatat të tjera humanitare.