19,12,2024

UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për përpunimin e drurit “Kosova Model” në Koshare të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.12.10.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për përpunimin e drurit ‘’Kosova Model’’, në Koshare të Ferizajt.

Qëllimi i lidhjes së Marrëveshjes është kryerja e mësimit praktik të studentëve të UShAF që ka të bëjë me lidhshmërinë e mësimnxënies teorike me punë praktike, për arritje më të mëdha dhe avancim të diturisë, të parapara me planet dhe programet mësimore të Fakultetit, por edhe dobiprurëse për një progres më të mirë ekonomik.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falëndëroi Ndërmarrjen për ofrimin e mundësisë për studentët e UShAF, dhe theksoi se në kuadër të këtij bashkëpunimi përfitimi do të jetë i përbashkët, si për studentë e po ashtu edhe për Ndërmarrjen.

‘’Kjo Marrëveshje do të na ndihmoj shumë që studentët tanë të aftësohen në drejtimet e tyre, gjë që do t’i shërbejë edhe Ndërmarrjes në të ardhmen pasi që vendi ynë është i mangët për profesionist. Po ashtu, kemi kuadro profesionist nga stafi akademik të pregatitur mirë, të cilët do ti shërbejnë Ndërmarrjes në zgjidhjen e problemeve profesionale’’, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, menaxheri gjeneral i Ndërmarrjes, z. Milaim Sopaj, falënderoi rektorin Bajraktari për fillimin e bashkëpunimit dhe u ndje mjaft i kënaqur për mundësinë e dhënë reciprok në kontributin për zhvillimin dhe profesionalizim të gjeneratave të reja.

Ndërmarrja ‘’Kosova Model’’, është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha në vend, e cila është e specializuar në prodhimin e dyerve, kuzhinave, dhomave të gjumit, komodave, laminat, dritare dhe në saje të cilësisë dhe kualitetit prodhimet i plason në tregun kosovar dhe atë evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img