Usain Bolt bëhet zyrtarisht futbollist, firmos kontratën e parë

Must Read

Klubi i Central Coast Marines ka publikuar në faqen zyrtare arritjen e marrëveshjes me njeriun më të shpejtë në botë.
Usain Bolt do të vrapojë, por këtë herë pas një topi dhe do ta bëjë në Australi, në A-League, nivelin më të lartë të futbollit të këtij vendi.
Image
Megjithatë, klubi australian ka saktësuar se kjo kontratë nuk i garanton atletit aktivizimin. Ai duhet ta shfrytëzojë mundësinë, duke u stërvitur me ekipin për një kohë të pacaktuar, me shpresën se do ta bindë stafin që të luajë.
Kjo nuk është përvoja e parë e Boltit, i cili më parë është stërvitur me Borusian e Dortmundit, me Mamelodin në Afrikën e Jugut dhe në fund me norvegjezët Stromsgodset, ku luajti edhe 20 minuta në një miqësore me kombëtaren e 19-vjeçarëve të Norvegjisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img