Të nderuar bashkëqytetarë!
Sot shënojmë 9 prillin, Ditën e Kushtetutës – aktit më të lartë juridik, sendërtimit të vullnetit qytetar për integrimet tona euro-atlantike si dhe sovranitetin e integritetin e plotë shtetëror.
Kushtetuta buron nga populli, ajo paraqet udhërrëfyesin më të mirë për pritjet e kahjen e qytetarëve drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik.
Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë sakrifikuar mjaft, për lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe institucionet tona qeverisëse.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Urime Dita e Kushtetutës!
Me respekt, Agim Aliu Kryetar i Komunës së Ferizajt