06,08,2025

Urdhërarrest ndërkombëtar për vrasësin e dyfishtë te Parku i Qytetit

Must Read

vras_1479390936-8099224

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë te Parku i Qytetit në Prishtinë, është duke u kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se për të dyshuarin ka urdhërarrest vendor dhe ndërkombëtar, duke shtuar se kjo nënkupton se urdhërarresti për Lulzim Idrizajn është përcjellë edhe te Autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Personi i vetëm i dyshuar për këtë rast është L. Idrizi i cili gjendet në arrati, pra s’ka të dyshuar apo të arrestuar të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti është edhe në Prokurori, ku aktualisht janë duke u kryer veprime hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

Incidenti i cili ndodhi rreth tre muaj më parë la të vdekur dy të rinjtë, Arianit Gashin dhe Eron Agajn te parku i qytetit në Prishtinë. Ata ishin me një skuter kur Idrizi shtiu drejt tyre me armë zjarri duke i lënë të vdekur. /Lajmi.net/

The post Urdhërarrest ndërkombëtar për vrasësin e dyfishtë te Parku i Qytetit appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img