18,11,2024

Ura në Papaz të Ferizajt rrezik për vërshime (Video)

Must Read

Ferizaj.16.12.2017. Në Papaz të Ferizajt  pas punëve të kryera nga Kompani Bechtel&Enke , afër nënkalimit  në autostradën “Arbën Xhaferi” banorët ka filluar ti shqetësoi rreziku nga vërshimet.

Tani kur pritet që shumë shpejt të lëshohet edhe segmenti   Babush-Bibaj, për banorët e fshatit  Papaz ka filluar të jet shkas i shqetsimeve për faktin se  afër nënkalimit që është në këtë fshat kjo kompani  në pjesën tek ura ka instaluar  gypa të profilit të ngusht të cilët mund të jen edhe shkas i daljes së lumit nga shtrati dhe  gjat reshjeve të ketë vërshime.

Reshjet e fundit në këtë pjesë të rrugës kan bërë që afër urës të ketë një grumbull të madh mbeturinash e  të cilat në rast të reshurave më të mdha mund të bllokojnë edhe gypin i cili sipas banorëve është shumë i ngushtë për të përballuar sasinë e ujit dhe të bëhet shkaktarë edhe i vërshimeve në këtë pjesë.

“Kjo si pasojë e mbylljes së urës nga kompania ndërtuese e autostrades e cila ka vendosur gypa shumë të ngushtë të cilët janë mbushur me mbeturina “  ka thënë një banor i këtij fshati.

Banorët kanë kërkuar nga kompania që të marr masa  dhe në këtë pjesë të vendosen gypa më të gjerë që të evitohen vërshimet dhe në raste eventuale të mos bllokoj qarkullimin e banorëve të kësaj ane.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img