18,05,2024

Universiteti i Ferizajt harton kurrikulën së bashku me bizneset

Must Read

UShAF dhe përfaqësuesit e Industrisë së Drurit, së bashku në hartimin e kurrikulës së programit mësimorë “Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri”

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj priti sot përfaqësuesit e bizneseve të Industrisë së Drurit të regjionit të Ferizajt dhe më gjerë. Në këtë takim u bë rishikimi i kurrikulës së programit të ri mësimor “Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri”, i cili akutualisht gjendet në procesin e akreditimit.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i njoftoi të pranishmit me historikun e shkurtër të Institucionit si dhe sfidat dhe të arriturat e tij. Gjithashtu i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe shprehi dëshirën që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmën.
“Duke e parë nevojën e madhe të bizneseve për kuadro profesionale, ne vendosëm që të hapim edhe një program të ri mësimor që ka të bëjë me Industrinë e Drurit, i cili do të plotësoj nevojat e kërkuara në tregun tonë. “Dizajni dhe Konstruksionet e produkteve nga Druri”, do të jetë programi i dytë për lëminë e Industrisë së Drurit që do të hapet këtë vit akademik”.
Rektori përmendi edhe faktin se studentët e UShAF tani më gjinden gjithkund në tregun kosovarë dhe shumë prej tyre të punësuar me kërkesën e bizneseve, si mjaftë të pregatitur profesionalisht.
Po ashtu, rektori Bajraktari shprehu kënaqësinë për pjesëmarrje masive dhe interes të jashtëzakonshëm të subjekteve ekonomike në frymën e bashkëpunimit reciprok, e cila favorizon dobinë e dy anshme të UShAF dhe subjekteve ekonomike.
Sipas tij sygjerimet e përfaqësuesëve ishin të mirëseardhura dhe ndihmesë në hartimin e kurrikulës, e cila do të ndikon në përgatitjen e kuadrove të Institucionit tonë dhe do të jenë të dobishëm për të gjitha subjektet ekonomike të kësaj lëmie.
Përfaqësuesit e bizneseve u ndanë të kënaqur nga ky takim dhe falënderuan Rektorin për mundësinë e dhënë që të kontribojnë në përgatitjen e kuadrove cilësore nga të cilët do të jenë përfitues në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img