Mbijetova sepse zjarri brenda meje digjte më fort se sa zjarri përreth meje
Fati i pëshpërit luftëtarit: “Ti nuk mund t’i bësh ballë furtunës”. Dhe luftëtari i pëshpërit fatit: “Unë jam furtuna”
Të gjithë mund të heqin dorë, kjo është gjëja më e kollajtë që mund të bësh. Por të rrish në këmbë, edhe atëherë kur të gjithë do të të kuptonin nëse do të dorëzoheshe, kjo është forca e vërtetë
Kur ti ndryshon mënyrën se si i sheh gjërat, atëherë gjërat që ti sheh do të ndryshojnë
Kurrë mos ki turp nga ndonjë shenjë plage. Ajo tregon se ishe më i fortë se cilido që u përpoq të të lëndojë
Ndonjëherë përballesh me vështirësi jo sepse po e bën një gjë në mënyrë të gabuar, por sepse po e bën në mënyrën e duhur
Nuk kam takuar asnjëherë një njeri të fortë me një të kaluar të lehtë
Kurrë mos prano, asgjë më pak nga sa meriton. Mos harro, je ti që i mëson njerëzit se si të të trajtojnë
Luani nuk e humbet asnjëherë gjumin prej opinionit të deleve
Lumi e gërryen një shkëmb jo prej forcës, por prej këmbënguljes
Unë nuk humbas asnjëherë. Ose fitoj, ose mësoj
Stuhia i bën pemët të hedhin rrënjë më të thella
Mos lejo që sjellja e të tjerëve të të shkatërrojë paqen tënde të brendshme
Ti nuk e kupton se sa i fortë je, deri kur të qënit i fortë është e vetmja zgjedhje që ke
Nuk ka problem të kesh frikë. Të kesh frikë do të thotë që po bëhesh gati të bësh një gjë me të vërtetë të guximshme
Arroganca kërkon reklamë. Vetëbesimi flet vetë
Ke të drejtë të ulërasësh. Ke të drejtë të qash. Por mos hiq dorë.
Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë.
Tundimi për të hequr dorë do të jetë edhe më i madh, pikërisht në momentin kur je gati duke ia dalë mbanë.
Mos u shqetëso për ata që flasin prapa shpinës tënde. Ka një arsye pse ata janë prapa teje.