27,08,2025

Ultimatumi jo serioz i deputetëve turq ndaj Qeverisë, nuk u larguan nga koalicioni

Must Read

Bile në një bisedë telefonike deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka i tha lajmi.net, se nëse Qeveria nuk e merr parasysh kërkesën e tyre dy deputetët turq largohen nga koalicioni.

“Presim deri në ora 04:00 në qoftë se nuk i plotëson kërkesën tonë na dy deputetët e komunitetit turk do të dalim prej koalicionit”, kishte thënë dje deputeti turk për lajmi.net.

Nga qeveria e konfirmuan se kanë marrë kërkesa për shkarkimin e Dedës, por nuk e cilësuan serioze.

Halil Matoshi shef i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se kërkesa për shkarkimin Dedës në mënyra personale ka pas, por siç ka thënë ai nuk është serioze.

“Qeveria aktualisht është me agjendën e saj të punëve shtetërore, kështu që nuk ka akceptu kurrfarë kërkese. Vendim për shkarkim së shpejti nuk do të ketë”,ka thënë Matoshi.

Lajmi.net ka provuar dje pas orës 16:00 të kontaktoi sërish me deputetin Damka, për të parë nëse ultimatumi i tyre kanë qenë serioz mirëpo ai nuk e ka hapur telefonin. Megjithëkëtë as sot Damka nuk e ka hapur telefonin.

Pas orës 16:00 deri në këto momente nuk ka pasur asnjë deklaratë nga deputetët turq lidhur me rastin.

Kujtojmë, se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me deputetët e Grupit Parlamentar 6+, ka thënë se askush nuk mund t’i lëndojë raportet e Republikës së Kosovës me Turqinë.

“Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Veseli.

Ndryshe e gjithë kjo “tollovi” u bë pasa deklaratës së zëvendësministrit Gjergj Dedaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

Ndaj Dedajt Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar një kallëzim penal të bërë nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img