Ferizaj.02.06.2017. Ndeshja e cila nesër do të zhvillohet në Mitrovicë kundër “Vllazënisë” së Pozharanit ka bërë që Ujqit të mobilizohen. Ata thërrasin për një përkrahje sa më masovike të ekipit ferizajas
Është kjo një ndeshje e rëndësishme për ekipin ferizajas sepse do të vendoset se a do të mbetet të zhvilloi gara në Superligë.
“Të shtunën i gjithë qyteti drejtë Mitrovicës në mbështetje të klubit tonë të zemrës në ndeshjen jetike të sezonit, ku me fitore do të mbetet në Superligë, i madh e i vogël, pleq, fëmijë,gra të gjithë të shtunën të na bashkohen në udhëtimin masovik drejtë Mitrovicës. Të shtunën punë nuk ka, të shtunën qytetin do të mbetët vet, të gjithë do të jemi në Mitrovicë për të festuar fitoren e madhe dhe mbetjen në Superligë” thuhet në ftesën e Ujqëve drejtuar sportdashësve ferizajas.
Ujqit kanë bërë të ditur se udhëtimi për Mitrovicë është gratis
“Sot skuadra jonë është nisur për në Mitrovicë në karantinë për t’i relaksuar lojtarët para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit ndaj Vllaznisë së Pozharanit. Lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje, dhe premtojnë që do të japin më të mirën nga vetja që të mbesin përsëri në Superligë” thuhet në informacionin e fundit nga ekipi ferizajas.
Ndeshja mes Ferizajt dhe Vllaznisë së Pozharanit zhvillohet të shtunën në stadiumin mitrovicas “Riza Lushta” nga ora 16:00