Ferizaj.21.08.2017. Trajneri i Vllaznisë së Pozheranit, Bekim Isufi ka theksuar se kanë marrëveshje me Komunën e Gjilanit dhe të Ferizajt që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në njërin prej këtyre dy qyteteve, ndonëse ende nuk kanë vendosur.
Mirëpo, me të marrë vesh për këtë, tifozët e Ferizajt, ‘Ujqit’ kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, duke thënë se në qytetin e tyre nuk ka vend për skuadrën nga Pozherani.
“Kryesia e Ujqve është kundër kësaj marrëveshje nga komuna për zhvillimin e ndeshjeve si vendas të Vllaznisë në Ferizaj. E kundërshtojmë në të gjitha format dhe në rast se Vllaznia luan në Ferizaj, nuk marrim përgjegjësi për asgjë që mund të ndodhë”, deklaroi prijësi i ‘Ujqve’, Driton Spahiu për Gazetasheshi.com.
Sipas Spahiut, në Ferizaj nuk ka vend për Vllazninë, skuadër e cila fitoi në barazh pikërisht ndaj Ferizajt, duke e dërkuar këtë ekip në Ligën e Parë.
Spahiu njofton se do të ketë edhe protesta për këtë marrëveshje.