Sport

“Ujqit” ndërprejnë bojkotin, përkrahin maksimalisht Ferizajn

By FerizajPress

November 19, 2016

Në disa ndeshje radhazi, Ferizaj nuk e kishte përkrahjen në mënyrë të organizuar nga tifozët e flaktë, “Ujqit”, të cilët bojkotuan ndeshjet e skuadrës për shkak të disa pakënaqësive.

Mirëpo, bojkoti i tyre tashmë është ndërprerë. Ky tifo-grup do t’i kthehet tribunave të dielën për t’i përkrahur futbollistët ndaj kampionit në fuqi, Feronikelit, shkruan Gazeta Sheshi.

Rikthimi në tribuna është bërë pas kërkesës së disa futbollistëve, të cilët janë të respektuar te tifozët.

Për më shumë, “Ujqit” kanë bërë thirrje që skuadra të përkrahjet maksimalisht.