10,09,2025

‘Uji i Kosovës është i pijshëm dhe i sigurt’

Must Read

Uji i cili prodhohet nga kompani të ndryshme në Kosovë, është i pijshëm dhe i sigurt. Kompanitë e intervistuara nga RTK, tregojnë se përveç analizave të bëra për çdo muaj në laboratorët e tyre brenda kompanive, ata mostrat i dërgojnë edhe në vendet evropiane për ta kontrolluar cilësinë e ujit.

Drejtuesit e Kompanisë “Dea” dhe “Sharri”, që janë ndër disa kompani që merren me këtë veprimtari në Kosovë, deklarojnë se  kontrollimin e cilësisë  e bëjnë në radhë të parë për bizneset e tyre që të jenë të besueshme ndaj konsumatorëve.

Madje pronari i kompanisë së ujit “Dea”, Alban Shala, shprehet se është njëra ndër kompanitë e vetme në Kosovë që produktet e tyre të ujit janë të aprovuara nga ushtria amerikane dhe institucionet ndërkombëtare për konsumim dhe furnizim të të gjitha institucioneve ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

Menaxheri i kompanisë së ujit “Sharri”, Mujë Makolli, tregon se përveç kontrolleve që u bëhet ujit të cilin ata e prodhojnë dhe paketojnë, ka një cilësi të lartë pasi merret nga lartësitë e Maleve të Sharrit.

Drejtuesit e të dyja kompanive të ujit të prodhuar në Kosovë shprehen se janë të pajisur me ISO – Standarde për mbushjen, fabrikimin dhe ambalazhimin e ujit për prodhim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img