03,07,2025

Ugljanin: Regjimi nacionalist serbomadh pengoi vizitën e Pacollit në Novi Pazar

Must Read

Ugljanin kryeministren serbe, Ana Bërnabiq e akuzuar për jotolerancë ndaj boshnjakëve.

Ugljanin në letrën dërguar Pacollit, të cilit i referohet si ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ka theksuar se me keqardhje të thellë e ka marrë informacionin që, siç e ka quajtur ai, regjimi aktual nacionalist serb nga Beogradi pengoi ardhjen e tij, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu e ka falënderuar Pacollin për gatishmërinë e tij që të vizitojë Novi Pazarin megjithë pengesat e mëdha nga ana e regjimit nacionalist serbomadh.

Ai në letër po ashtu thekson se i vije mirë për gatishmërinë e Pacollit që t’ju mundësoi qytetarëve të Sanxhakut që të dëgjojnë edhe anën tjetër.

“Mosgatishmëria e regjimit aktual serb që të gjithë qytetarëve t’ju mundësojë që të dëgjojnë edhe mendime tjera është pasqyra më e mirë që e karakterizon këtë regjim”, ka thënë Ugljanin.

Lidhur me paralajmërimin e kryeministres serbe që Këshilli i boshnjakëve duhet t’i respektojë ligjet e shtetit të tyre, Ugljanin ka thënë se ky është kërcënim për popullin boshnjak. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img