18,11,2024

UÇK-ja

Must Read

Si duket pishtarët e errët të Serbisë jugosllave kanë filluar të dalin në dritë me ide të ndryshme, shkatërruese dhe të dëmshme kundër shtetit të Kosovës, kundër forcimit të Kosovës sonë të dashur, për të cilën të gjithë kemi sakrifikuar shumë: bijë e bija, familje, fëmijë, gra, pleq dhe jemi flijuar vazhdimisht me tërë qenien tonë shpirtërore dhe fizike.
Si shoqëri dhe si komb duhet pa dyshim të mbrojmë me çdo çmim dhe në çdo mënyrë vlerat e UÇK-së, sepse falë saj sot e gëzojmë lirinë e fituar, por sot pas 18 viteve ende ka njerëz të tillë që rezistencën e UÇK-së e shohin si diçka kriminale dhe bëhen avokatë të djallit të nëntokës.
Ndaj njerëzve të tillë, si shoqëri e kemi për detyrë dhe përgjegjësi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët, por edhe për të ardhmen tonë, që këta zëra të dëmshëm, të mposhten me tytën e argumenteve, sepse njollosja e vlerave të UÇK-së është një mposhtje e saj në liri.
Kombi dhe shteti ynë si dikur, si sot, por edhe nesër kishte, ka dhe do të ketë armiq të jashtëm dhe të brendshëm që punojnë dhe bëjnë plane për të shlyer shkëlqimin e çdo gjëje shqiptare, e sidomos e një gjëje të çmueshme siç është UÇK-ja, e cila luftoi ndershëm dhe drejt për liri dhe drejtësi, për paqe dhe ardhmëri.
Për këtë dhe për shumë arsye të tjera, bartësit e luftës pas luftës, së paku disa prej tyre, duhej të ishin më të matur dhe më të përgjegjshëm, sepse mbi supet e tyre peshonte pesha e një gjëje të madhe, siç ishte lufta për liri e UÇK-së, duhej të luftonin të keqen në liri, ashtu siç luftuan armikun në robëri, duhej të përhapnin drejtësinë, ashtu siç përhapnin zhurmën e pushkës në padrejtësi, duhej të kontribuonin për shtetin, ashtu siç kontribuuan.
për atdheun në ditët më të vështira të tij. UÇK-ja është djepi i Kosovës , ndërsa shteti i Kosovës është foshnja që rritet në këtë djep të bërë nga tytat e pushkëve dhe ngjyrosur nga gjaku, të përkundur nga liria dhe të skalitur nga vuajtja, prandaj së bashku duhet që këtë Kosovë të re ta ushqejmë dhe ta rrisim si duhet, ta nderojmë dhe ta ruajmë si sytë e ballit, sepse Kosova është e të gjithëve.

Rroftë UÇK-ja!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img