25,11,2024

U vu gurthemeli i shkollës model “Ahmet Hoxha” në Ferizaj

Must Read

Dita e fundit e kësaj jave pune, po mbyllet edhe me një projekt tejet të rëndësishëm. Është projekti për ndërtimin e shkollës model, që do të mbaj emrin e Heroit të Kosovës “Ahmet Hoxha”, që sot iu vu gurthemeli nga familja e Heroit Ahmet Hoxha, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, nënkryetari Arton Gavazi dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, drejtues, mësimdhënës e të tjerë punonjës të kësaj shkolle.

Një shkollë siç edhe ka emrin, shkollë model në hapësirën e ish Stadiumit të Qytetit “Ismet Shabani” tashmë nisi së ndërtuari, e katërta që ka nisur puna për ndërtim, nga 5 shkollat që ekzekutivi i Komunës arriti t’ia sjellë Komunës sonë në këtë mandat. Ky projekt parasheh ndërtimin e shkollës në afro 7000 metër katrorë, me 24 dhoma mësimi, salla sportive dhe hapësira të tjera rekreative e mësimore, që ka një kosto prej afro 750 mijë eurove.

Nga 2 shkollat e premtuara, ekzekutivi i Komunës solli 5 të tilla, prej të cilave në 4 ka filluar ndërtimi i tyre. I lumtur për këtë projekt, Kryetari Aliu tha se kjo shkollë do të jetë vërtet model, duke bërë diferencën nga shkollat e tjera të Ferizajt.

“Sot është një ditë e veçantë për mua si Kryetar i Komunës dhe qytetarët ferizajas e më e veçanta është për banorët e kësaj zone për faktin se po përmbyllim një vit shumë kapital përnga investimet madhore, megaprojektet që i kemi zhvilluar përgjatë gjithë këtij viti, dhe nuk mund të përfundohet një vit i suksesshëm në kuptimin e investimeve kapitale dhe projekteve të mëdha për Ferizajn, pa një projekt të madh dhe të rëndësisë së veçantë. Por më shumë sesa të gjitha projektet e tjera jam i gëzuar për këtë projekt që ne sot vumë gurthemelin me ministrin Likaj. Ky projekt është i veçantë sepse kjo shkollë është më e mira që do të bëhet në territorin e Komunës së Ferizajt. Jo rastësisht quhet shkolla model e do të jetë edhe në një lagje model sepse e ka merituar kjo lagje e ka merituar Ferizaj që të ketë një shkollë model. Do të ketë të gjitha hapësirat e nevojshme me standardet moderne, do të ketë laboratorët, kabinete të shumta por mbi të gjitha është përkufizimi i vet fjalës që tham, pra është shkollë model” tha mes tjerash Kryetari Aliu.

Për këtë projekt, mësimdhënësit, prindërit e nxënësit morën urime edhe nga Ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

“Sot është një nder i veçantë për ne, një aktivitet shumë i rëndësishëm meqenëse kemi top prioritet, ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor, por për ta ngritur cilësinë në arsim, duhet sigurohen edhe kushte e një prej kushteve të domosdoshme është edhe infrastruktura shkollore. Kjo shkollë vet emrin e ka shkollë model, por e mban emrin e Heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha, kështuqë na duhet ta mbajmë me nder, ta nderojmë dhe ngrisim cilësinë, për të punuar për të ardhmen e këtyre fëmijëve” tha ministri Likaj.

Falënderues për këtë projekt u shprehën edhe drejtuesit e shkollës “Ahmet Hoxha”. Ganimete Konjufca, drejtore e kësaj shkolle në emër të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve shprehu falënderimin për këtë projekt, njëlloj, edhe i biri i Heroit të Kosovës – Ahmet Hoxha, Alban Hoxha, emrin e të cilit do të mbaj shkolla model, i ci shtoi se me projekte të tilla, përfitues të kushteve më të mira për mësim do të jenë nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle, duke bërë krenare edhe familjen, emrin e kryefamiljarit të së cilit mban kjo shkollë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img