23,12,2024

“U therën para derës së shtëpisë”, flet familjari i vajzave të mitura që u sulmuan me thikë në Ferizaj

Must Read

Një rast i rëndë ka ndodh dje në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka therur me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.

Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.

Në lidhje me këtë është deklaruar familjari i vajzave të mitura që e pësuan në këtë rast.

Jeton Emini ka deklaruar se rreth orës 15:15 personi i moshuar ka therur me thikë vajzat e mitura që ishin mysafir tek ai.

Madje ai tha se therja në këtë rast u bë pikërisht para derës së shtëpisë së tij.

Tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ka njoftuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Për gjendjen e tyre ka folur mbrëmë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Janë katër të lënduar, dy në gjendje më të rëndë. Një vajzë ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, por pas intervenimit të mjekëve dhe futjes në sallën operative, gjendja e saj tash është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha ministri Vitia.

“Personi tjetër në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në kliniken emergjente dhe mund të ndodh se edhe ai mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjike”.

“Një person tjetër është transferuar në Klinikën Maksilofaciale dhe gjendja e tij është stabile. Kurse personi tjetër ka marrë ndihmën në spitalin e Ferizajt dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë është liruar në shtëpi”, njoftoi tutje Vitia.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ”Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ”Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar”, zbulon njoftimi i Policisë.

“I dyshuari nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img