Manuel Neuer ishte i jashtëzakonshëm mbrëmë duke bërë pritje fantastike për të ndalur Real Madridin. Portieri i Bajernit u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Pasi mori çmimin, gjermani 40 vjeçar deklaroi se: “Sonte luajtëm vërtet si ekip dhe ishte e qartë se ishim të vendosur të fitonim. Në përgjithësi, ishim ekipi më i mirë për periudha të gjata të ndeshjes. Sigurisht, ata kanë një sulm shumë të fuqishëm dhe do të pranoni raste, por për këtë jam këtu… ose më saktë, për këtë është këtu linja mbrojtëse”, tha ai.

