21,05,2024

U promovua pavarësimi i shkollës “Arsim Rexhepi” në Sazli

Must Read

Me një ceremoni solemne, sot u bë promovimi i pavarësimit dhe emërtimit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët në Sazli të Ferizajt, me emrin e dëshmorit Arsim Rexhepi.
Drejtoresha e kësaj shkolle Zërieta Hamza-Shahini, duke paraqitur rrugëtimin e pavarësimit, tregoi se që nga nëntori i vitit të kaluar është bërë konsolidimi i kuadrit arsimor dhe i infrastrukturës pedagogjike. Shkolla e Sazlisë ka mbi 250 nxënës së bashku me paralelen e ndarë në Papaz, 13 punëtorë të rregullt dhe shtatë të tjerë me angazhim të pjesshëm, gjashtë dhoma mësimi dhe lokale përcjellëse.
Kurse kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, u shpreh i gëzuar që shkolla po emërtohet me emrin e dëshmorit Arsim Rexhepi, i cili u flijua për të sotmen dhe për të ardhmen e lirë të vendit tonë. Kryetari Svarqa gjithashtu shfaqi kënaqësinë që fëmijët dhe të rinjtë e kësaj ane tashmë kanë shkolla të plota në shumicën e vendbanimeve, ndryshe nga brezat e mëparshëm që kanë udhëtuar me kilometra të tëra nga fshatrat përreth, për të ndjekur mësimet në shkollën e Softajt.
Më pas kryetari Svarqa dhe babai i dëshmorit Arsim Rexhepi, Xhemajl Rexhepi, zbuluan pllakën me emrin e dëshmorit, emrin e të cilit do ta mbajë shkolla e Sazlisë.
Banorët e këtij vendbanimi i bënë befasi me një tortë Xhemajl Rexhepit, meqë pikërisht sot kishte ditëlindjen e shtatëdhjetë.
Nxënësit e shkollës “Arsim Rexhepi”, shfaqën një program me valle e recitime për nder të pavarësimit.
16830891_1442120265822792_5656896642889607791_n

16832264_1442120135822805_5901465511372039775_n

16831155_1442120389156113_8584702206486855964_n

16864957_1442120259156126_6550480716523489756_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img