28,11,2025

U paguan 8 milionë euro për radarin jofunksional

Must Read

Hiç më pak se 7.9 milionë euro janë shpenzuar deri më tash për modernizimin e navigimit ajror. Mirëpo, edhe përkundër shpenzimit të një shume aq të madhe të parave, radari i ri vazhdon të mos jetë funksional.

Projekti 8-milionësh përmbante zëvendësimin e radarit të vjetër në atë kohë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), i cili ofronte sinjal “MODE M”, me një radar i cili sipas kontratës së nënshkruar mes ANP-së dhe kompanisë “TCN Internacional” do të duhet të ofrojë sinjal “MODE S”, si sistem më i avancuar i navigimit.

Po ashtu, burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se sistemi i ri i radarit ashtu siç ishte specifikuar do të duhej të ofronte edhe funksionalizimin e pozicioneve të punës për kontrolloret e trafikut ajror që punojnë në radar, por ndonëse deri më tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka pranuar teknikisht obligime financiare me vlerë prej 97% të vlerës së kontratës, ndërsa radari i instaluar ende punon vetëm me “MODE M”, pra ashtu siç punonte edhe radari i vjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img