16,11,2024

U organizua turneu i veteranëve “Gani Maloku” 2022

Must Read

Në ShME “Faik Konica” në Ferizaj nga ora 10:00 deri në 17:30, u organizua në mënyrë madhështore turneu memorial për nder të Gani Malokut, në pjesëmarrje të afër 60 veteranëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Pas mirëseardhjes së të pranishmëve dhe përkujtimit të veteranit të pingpongut e arsimit, Gani Malokut, filluan garat në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin në 6 kategori, e në secilën kategori ishin deri në nga 4 grupe me nga 4 e 5 lojtarë. Kategoritë individuale ishin të ndara në grupmoshat: mbi 70, 65-69, 60-64, 50-59 dhe 40-49. Dy më të mirët e secilit grup vazhduan pastaj në skeletin kryesor në sistem eliminimi deri në shpalljen e më të mirëve në secilën kategori.

Po ashtu u zhvilluan edhe garat e çifteve ku nga 16 çifte të paraqitura më të mirët dolën Ercan Karabaxhak / Eroll Boshnjaku që në finale me rezultat të ngushtë 3:2 triumfuan ndaj çiftes maqedonase File Matevski/Riste Temelkov.

RADHITJA SIPAS KATEGORISË:

Çiftet

  1. Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku
  2. File Matevski  / Riste Temelkov
  3. Alimemet Kaçaniku / Nehat Çitaku
  4. Qamil Vishaj / Isa Çitaku

Mbi 70

  1. Shaip  Reqica
  2. Vehbi Raqi
  3. Bedri Hoti
  4. Sylejman Sojeva

65-69

  1. Pece Jovanovski
  2. Idriz Prestreshi
  3. Jakup Bibaj
  4. Shkelqim Hoxha

60-64

  1. File Matevski
  2. Risto Temelkov
  3. Sadri Hulaj
  4. Shkelqim Kukolli

50-59

  1. Eroll Boshnjaku
  2. Kasum Morina
  3. Hamzi Ajeti
  4. Ilir Jaha

40-49

  1. Jeton Beqiri
  2. Alimemhet Kaqaniku
  3. Murat Kurtulush
  4. Yll Maloku
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img