Fernando Torres ishte protagonisti kryesor i përballjes Barcelona – Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.
Torres të martën mbrëma shënoi gol ndaj Barcelonës, mirëpo vetëm 10 minuta më vonë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por, Atletico ka dalë me një vendim të befasishëm, duke i ofruar Torresit kontratë të re, sipas mediave në Spanjë.
Detajet e kontratës së re nuk janë bërë të ditura, mirëpo Torres me shumë gjasë pritet të mbetet në Atletico për së paku edhe një sezon tjetër. /Gazeta Blic/