18,11,2024

U mbollën mbi 600 drunj dekorativ në fshatrat e Ferizajt

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili në bashkëpunim edhe me përfaqësues të organizatës IKC, kanë ndërmarr një aksion për mbjelljen e drunjëve të llojit “Kadallfa” në fshatrat Greme, Rakaj dhe Prelez i Muhaxherëve.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se ky është viti i parë që bëhet mbjellja e drunjve dekorativ, por kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim.

“Ne jemi duke hulumtuar vazhdimisht hapësira në veçanti hapësira urbane dhe unë do të formoj edhe një komisioni i cili do të merret me këtë çështje, por sigurisht që do të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me bizneset në mënyrë që edhe ata brenda hapësirave të tyre të kenë mundësinë e mbjelljes së drunjve të tillë, në mënyrë që të ndryshojmë mendësinë dhe të krijojmë një ambient sa më të pastër, duke pasur parasysh që drunj të tillë dhe hapësirat gjelbëruese në fakt janë vet siguria jonë , sepse ne gjithmonë e më shumë jemi të ekspozuar nga ndotja e ambientit nga format të ndryshmet jo vetëm nga industria, por edhe nga forma të ndryshme dhe pikërisht janë këta drunj dhe politikat mjedisore që janë përgjigja më e mirë për një ambient të pastër, për një jetë më të shëndetshme të qytetarëve tanë, është shprehur kryetari Agim Aliu.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se me mbjelljen e drunjve dekorativ, janë mundur që të përzgjedhin fshatrat që kanë hapësira më të mëdha siç është fshati Greme, fshati Rakaj, por edhe Prelezi i Muhaxherëve.

Në anën tjetër, Ekrem Bajrami nga organizata IKC, tha se kjo është hera e parë që po investojnë në qytetin e Ferizaj, sa i përket çështjes ambientale.

“Ky projekt nuk e prek vetëm fushën e ambientit, por e prek edhe fushën e bujqësisë, por edhe formën e tregut ditor, ndërsa në vitin 2019 do të japim fidanë të lajthisë, por edhe të qershisë, pastaj do të shohim edhe forma të tjera të bashkëpunimit”, u shpreh Bajrami.

E nga ana tjetër banorët e fshatit Greme, kanë falënderuar Kryetarin Agim Aliu, që po jep kontribut të çmuar në realizmin e shumë projekteve që po bëhen në ketë fshat e që paraqesin përmbushjen e zotimeve elektorale për politikat mjedisore, me theks të veçantë shtrirjen e mbjelljeve të fidanëve e drunjve dekorativ edhe në zonën rurale përveç zonës urbane.

Gjatë ditës së sotme Kryetari Aliu, me bashkëpunëtoret e tij, nga afër ka përcjell edhe punimet në krasitjen e pemëve tek parku afër KEDS-it, ndërsa theksoi, se gjatë ditëve në vazhdim do të behet rregullimi i këtij parku, rivitalizimi i tij me një formë e funksionalitet të veçantë, si dhe do të vendosen edhe shtylla mbrojtëse për rreth tij.

Aksioni për mbjelljen e drunjëve dekorativ është zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe në pjesë të ndryshme të qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img