Me ftesën e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e sotme, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh, kryesisht në fushën e pronës, përkatësisht shpalljen në interes të përgjithshëm të disa parcelave si dhe shndërrimin e tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore. Pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe këmbimin i pronës komunale me atë private në fshatrat Talinoc dhe Sojevë.
Pika të rendit të ditës në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, do të jene edhe miratimi i Statutit të Teatrit “Adriana Abdullahu”, vendimi për themelimin e Muzeut të Kujtesës, zotim ky i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e cila do të shërbej për promovimin më të mirë të vlerave historike, përkatësisht materialeve dhe dokumentacionit tjetër nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu edhe propozim vendimi për aprovimin e Draft Strategjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara mori miratimin e anëtarëve të KPF-së, sikurse edhe propozimet tjera të ekzekutivit.
Në këtë mbledhje, Komiteti për Politikë e Financa iu shtua edhe një anëtar. Evetare Azemi do të përfaqësoj Lëvizjen Vetëvendosje! Në Komitetin për Politikë e Financa. Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet më datën 30 nëntor.