20,11,2024

U mblodh Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, gjendja e sigurisë në Ferizaj e qetë dhe stabile

Must Read

Paraditen e sotme, u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, drejtuar nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu dhe koordinatori i KKSB-së së Ferizajt, Albion Sherifi.

Në këtë mbledhje ku anëtarë të KKSB-së janë drejtues të institucioneve të sigurisë, Policia e Kosovës, FSK, kleri fetar, përfaqësues të komuniteteve etnike, shoqërisë civile, këshillit të prindërve, emergjencave civile, ekipeve vepruese për siguri në bashkësi e të tjera, tema të diskutimit ishin niveli i përgjithshëm i sigurisë në Ferizaj, propozimet për aktivitetet vetëdijësuese dhe të tjera me qëllim rritjen e nivelit të përgjithshëm të sigurisë, përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve si dhe tema të tjera të ngritura nga anëtarët e KKSB-së.

Në këtë mbledhje nga njoftimi i drejtuesve të organeve të sigurisë, përkatësisht nga njoftimi i Zëvendës Komandatit të Stacionit Policor në Ferizaj, Ismet Dervishi situata aktuale e sigurisë në Ferizaj u vlerësua e qetë dhe stabile. Në këtë mbledhje u diskutua edhe organizimi dhe koordinimi ndërinstitucional për mirëpritjen e bashkatdhetarëve në këtë sezon veror si dhe gjithashtu, tema tjera diskutimi në këtë mbledhje ishin ato që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik, në shkolla, sigurinë kibernetike e aspekte të ndryshme me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në komunën tonë, për të cilat u ndanë detyrat sipas kompetencës mes drejtuesve institucional për të kryer suksesshëm objektivat që dalin nga planifikimi i aktiviteteve në kuadër të KKSB-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img