07,05,2024

U mbajt mbledhje komemorative për profesorin Heset Cakolli

Must Read

U mbajt mbledhje komemorative për profesorin Heset CakolliNë sallën e kuqë të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, familjarë, miq, shokë, udhëheqës të institucioneve lokale, por edhe qendrore në një mbledhje komemorative kanë kujtuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjere Heset Cakolli.

fb_img_1474028652363

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se qyteti i Ferizajt, ka humbur një intelektual dhe një profesor universitar.

“Në emër të qytetarëve të komunës së Ferizajt, dëshiroj të ndaj me ju dhembjen për humbjen para kohe të intelektualit dhe bashkëvendësit tonë të nderuar, profesor Heset Cakollit. Vendi ynë po hyn në një fazë të rëndësishme të zhvillimeve politike, kur ka shumë nevojë për njerëz të ditur, të arsimuar dhe që japin kontribut në këtë fushë jo të prirë nga interesat e ngushta të ditës, por të prirë nga interesa afatgjata që lidhen me përparimin e vendit tonë. Profesor Cakolli në këtë aspekt po lë të zbrazët një vend të nderuar. Ne jemi në një fazë të shtetndërtimit, kur na duhen impulse nga njerëz që shquhen me urtësi e largpamësi dhe që nuk e vënë interesin vetjak, para interesave shtetërore. Ne do ta ndjejmë mungesën e profesor Cakollit edhe në këtë aspekt”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tha se mungesa e profesor Cakollit do të krijojë zbrazëti të ndjeshme.

“Arsimi dhe edukimi në vendin tonë duke shtuar se arsimi dhe edukimi në vendin tonë, po ashtu po kalojnë nëpër fazën e tejzgjatur të transicionit, e cila ka nevojë për dijen dhe përvojën e mësimdhënësve të përkushtuar e këmbëngulës për realizimin e objektivave zhvillimore, të cilat e afrojnë Kosovën me vendet e përparuara. Mungesa e profesor Cakollit do të krijojë zbrazësi të ndieshme. Ka edhe shumë aspekte të tjera të jetës e të punës, ku do ta ndiejmë mungesën e profesor Cakollit. Por ne, dashur e pa dashur, duhet të pajtohemi që ai nuk është më në mesin tonë dhe të ngushëllohemi me veprën e tij, me kontributin e shumanshëm që e dha në fushën zhvillimeve të politikës, të legjislativit dhe sidomos në fushën e arsimit.”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

Për jetën dhe veprën e profesorit të Inxhinierisë Mekanike, Heset Cakolli ka folur Ahmet Shala dekan i fakultetit teknik, i cili deri në momentet e fundit të jetës së profesorit Hesatit ishte më të.

Fjale miradie për profesorin e ndjerë ka folur edhe Marijan Dema rektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe Sala Berisha Shala deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të pranishmit në këtë komemoracion në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Musli Cakolli.

Profesor Heset Cakolli lindi me 14 prill të vitit 1957 në Krilevë të Kamenicës. Profesor Cakolli ishte edhe deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ai la pas vetës bashkëshorten dhe 3 fëmijë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img