05,03,2025

U dorëzua kontigjenti i parë i ndihmës së Ferizajt për vërshimet në Skenderaj

Must Read

Pasditen e sotme, Koordinatori për Punë Sociale i Komunës së Ferizajt, Agon Zhinipotoku, sipas caktimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dorëzoi sot një kontigjent prej 100 dyshekëve për familjet në nevojë pas vërshimeve masive në Skenderaj.

Janë bizneset donatore “Vizioni” dhe D&T Tex që dhuruan bashkë gjysmën e këtij kontigjenti kurse gjysma tjetër mbulohet nga koordinatori Zhinipotoku me qytetarë tjerë vullnetmirë.

Ky kontigjent ndihme e pranoi Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili falënderoi Komunën e Ferizajt, qytetarët dhe bizneset ferizajase për gatishmërinë për ndihmë dhe përkrahjen e sinqertë në tejkalimin e kësaj situate.

Mbështetja për Skenderaj dhe komunat tjera që pësuan nga vërshimet do të vijoj edhe ditëve në vijim nga Komuna e Ferizajt, bizneset dhe qytetarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img