01,05,2024

U debatua statuti i AAKV “Kastriotët”

Must Read

Mbi 40 anëtarë e drejtues të të gjitha gjeneratave të ansamblit, morën pjesë në debatin për statutin, i cili pritet të dalë për miratim në kuvend.

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt u mbajt tubimi për diskutimin publik të draftstatutit të ansamblit artistik të këngëve dhe valleve “Kastriotët”, i cili vitin e ardhshëm shënon 50-vjetorin e themelimit.

Draftstatuti përmban përkufizime për themelimin, veprimtarinë, natyrën e punës, statusin juridik, formimin dhe funksionimin e organeve drejtuese të ansamblit, mënyrat e zgjedhjes së tyre, vendimmarrjen dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese, të stafit dhe anëtarëve dhe mënyrën e financimit të ansamblit.

Megjithë pjesëmarrjen e gjerë, pati pak diskutime, të cilat u përqendruan në angazhimet rreth zbatimit të statutit kur ai të jetë miratuar, rreth hartimit të rregulloreve përkatëse etj. me këtë rast u shtruan dilema se çfarë do të thotë profesionalizim i ansamblit, a do të profesionalizohet e tërë trupa, apo vetëm një pjesë e saj e të ngjashme.

Drejtoria e Kulturës bëri të ditur se edhe për pak ditë të interesuarit mund t’i japin me shkrim vërejtjet a propozimet rreth draftit të statutit të AAKV “Kastriotët”, derisa Kuvendi i Komunës ta miratojë këtë dokument.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img