Lajme

Turqia pret liberalizim vizash në qershor

By FerizajPress

April 13, 2016

Turqit mund të presin liberalizim vizash nga BE-ja në muajin qershor, njofton ministri i BE-së në Turqi Volkan Bozkir.

“Ne presim që vendimi për shtetasit e Republikës së Turqisë për të hyrë në zonën Shengen pa viza do të merret para fundit të muajit qershor”, ka thënë ai pas një takimi me ministrin e jashtëm holandez Bert Koenders.

Holanda momentalisht ka presidencën e BE-së.

Bozkir ka thënë që Komisioni Evropian do të publikojë një raport në fillim të majit për marrëveshjen e vizave.