Lajme

Turqia kërkon “dimensione të reja” bashkëpunimi me Kosovën

By FerizajPress

April 23, 2016

Numan Kurtulmush, zëvendëskryeministër i Turqisë, ka lënë të premten porosinë në Prishtinë se shteti që ai përfaqëson është i interesuar ta çojë në një stad tjetër bashkëpunimin me Kosovën. Ka folur për dimensione të reja bashkëpunimi.

Qëndrimin e ka shprehur në takimet që ka zhvilluar me autoritetet më të larta të shtetit, shkruan Koha Ditore.

Për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ka folur në takimin me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në anën tjetër, presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura.

Për lobimin është diskutuar edhe në takimin që zëvendëskryeministri turk ka pasur me kreun e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit ka kërkuar përkrahjen e Turqisë në fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kurtulmush ka qëndruar në Kosovë me një delegacion nga Ankaraja, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të komunitetit turk në Kosovë.