24,10,2025

Turqia “diss” Kosovës, 0% taksë për mallrat e Serbisë!

Must Read

Neglizhimi dhe lufta e pistë diplomatike e Serbisë karshi Kosovës ka bërë që kjo e fundit të vendosë taksë 100% për gjitha mallrat serbe.

Mirëpo, ndryshe po vepron një shtet mik i Kosovës. Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë.

Kësisoj, kjo do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve, transmeton Indeksonline

Beogradi zyrtar ka konfirmuar lajmin rreth taksës 0%.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç ka folur rreth marrëveshjes që, sipas tij, do t’i sjellë të mira shteteve përkatëse.

“Presim që marrëveshja të jetë një nxitje e fuqishme për të rritur eksportet në Turqi dhe për të zgjeruar volumin e tregtisë mes dy vendeve, e cila për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej një miliard eurosh”, është shprehur numri dy i qeverisë serbe. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img