25,12,2024

Turqia dhe BE-ja !

Must Read

Turqia kishte aspiruar prej kohësh anëtarësimin në BE, por u bë një pretendues serioz në fund të viteve 1990 me stabilizimin politik dhe ekonomik të vendit. Duke aplikuar për anëtarësim në BE shumë më herët se kandidatët e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe duke pasur një bashkim doganor të nënshkruar me BE-në, Turqia ngulmoi për të marrë pjesë në negociatat e anëtarësimit, të propozuara për të filluar më 1998. Kjo e vendosi BE-në në një gjendje të vështirë.
Si mund të pranonte ajo një vend relativisht jo të zhvilluar, që me 70 milion banorë mund të bëhej vendi i dytë anëtarë më i madh në BE, një vend me të dhëna të diskutueshme për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut etj. Sidoqoftë, orientimi dhe prirja e Turqisë për integrimin evropian ishte e pamohueshme. Këshilli Evropian, megjithëse vendosi të mos e ftonte Turqinë për të marrë pjesë në negociatat e anëtarësimit, i siguroi zyrtarët e Ankarasë se dera e BE-së ishte e hapur. Në të vërtetë, Këshilli Evropian e vuri në pritje aplikimin e Turqisë duke e vendosur atë pas të gjitha aplikantëve të tjerë në radhën e anëtarësimit.
Turqia e ofenduar thellë për shkak se BE-ja ishte e mendimit se ajo kish te më pak vlera se Bullgaria dhe Rumania u kundërpërgjigj duke i ngrirë lidhjet e saj zyrtare me BE-në. Në mënyrë më kërcënuese Turqia theksoi se do të bllokonte progresin e ribashkimit të Qipros deri sa BE-ja të merrte në konsideratë kandidimin e saj. Në dhjetor 2002, duke miratuar rekomandimet e Komisionit mbi zgjerimin e BE-së, Këshilli Evropian shpalli se do të vendoste në dhjetor 2004, se kur do të hapte negociatat e anëtarësimit me Turqinë, në vendim i pritur me padurim nga Ankaraja dhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të fortë të Turqisë në Perëndim. Një ndryshim i qeverisë së Turqisë në nëntor 2002 e përmirësoi më shumë këtë perspektivë.Qeveria e re e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, e cila erdhi në pushtet në mars 2003, pavarësisht të qenit me prirje islamike, nxiti reforma të shumta ekonomike dhe sociale, kultivoi marrëdhënie më të ngushta me Greqinë dhe moderoi qëndrimin e Turqisë mbi Qipron . Komisioni i shpërbleu përpjekjet e Erdoganit me një rekomandim në tetor 2004 që Këshilli Evropian të pranonte të hapte negociatat e pranimit me Turqinë diku nga viti i ri. Komisioni nuk sugjeronte nëse negociatat do të ishin të shkurta ose pa shqetësime, në të kundërt, ai mbante pakë shpresë për pranimin e Turqisë përpara vitit 2014. Në takimin e Këshillit Evrpian, në dhjetor 2004, çështja e Turqisë mori një rëndësi të madhe për BE-në. Shiraku mbajti një linjë të ashpër duke pranuar se negociatat mund të fillonin, por përmendi se ato jo domosdoshmërisht mund të përfundonin me anëtarësimin e plotë të Turqisë. Fshehur pas retorikës së Shirakut dhe politikanëve konservatorë, BE-ja ishte e shqetësuar thellë rreth ndikimit social dhe kulturor të anëtarësimit të Turqisë, madje edhe nëse Turqia i përmbushte kriteret politike e ekonomike.

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img