11,09,2025

Turqia bllokon qasjen në WikiLeaks, pas publikimit të 300 mijë emailave të partisë së presidentit Erdogan

Must Read

Turqia ka bllokuar qasjen në WikiLeaks për qytetarët e vet, pasi janë publikuar rreth 300.000 e-maile sekrete të partisë së presidentit Erdogan, AKP.

Bordi i Telekomunikacionit dhe mbikëqyrjes së internetit në Turqi, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë “masa administrative” kundër kësaj ueb-faqe, duke ua bllokuar kështu qytetarëve të vet qasjen në këtë faqe, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, WikiLeaks ka bërë të ditur se në mesin e 300.000 e-maileve, më i “freskëti” ishte ai i datës 6 korrik, një javë para tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak.

E-mailet e publikuara të partisë së presidentit turk, përmbajnë numra të telefonave të deputetëve të AKP-së, si dhe të dhëna tjera personale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img