03,07,2025

Turqia befason me qëndrimin e saj për ushtrinë e Kosovës

Must Read

Formimi i ushtrisë së Kosovës është padyshim tema më e përfolur në Kosovë dhe jo vetëm, këto ditë.

Më 14 dhjetor pritet votimi në Kuvend i ndryshimeve ligjore që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.

Dhe, përderisa shtetet mike të Kosovës janë pro formimit të ushtrisë, ato janë të ndara pothuajse në dysh sa i përket mënyrës se si duhet të bëhet transformimi.

Një pjesë e konsiderueshme e shteteve mike, në bazë të një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, kërkojnë që ky transformim të bëhet me ndryshime kushtetuese e jo me ndryshime ligjore.

Duket se një nga këto shtete është edhe Turqia.

‘Interesant është qëndrimi i Turqisë, shtetit që konsiderohet aq mik, sa liderët Erdogan e Thaçi quajnë njëri-tjetrin “vëlla”. Shteti turk i kërkon Kosovës të mos ngutet në veprimet e saj.

“Turqia e respekton të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri. Kosova duhet të përmbahet ndaj veprimeve të ngutshme”’, thuhet në lajmin ekskluziv të Gazetës Express.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img