11,09,2025

Turnir i madh i boksit do të mbahet të premten në Ferizaj

Must Read

Në sheshin e qytetit në Ferizaj, mbrëmë është̈ bërë̈ prezantimi i boksierëve që do të marrin pjesë në turnirin e sportit që do të mbahet të premten.
Gjatë këtij prezantimi ka marr pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë̈ së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila është̈ shprehur jashtëzakonisht e lumtur që po merre pjesë në një aktivitet të këtij lloji me përmasa botërorë.

U tha që interesimi për të marrë pjesë në këtë̈ turnir është̈ jashtëzakonisht i madh, ku do të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë. Gjatë ditës së nesërme do të bëhet peshimi i boksierëve, ndërkaq të premten në orën 18:00 do të nisen parameqet, ndërkaq nga ora 20:30 do të bëhet transmetimi direkt i këtij turniri në Radio Televizionin e Kosovës.

Organizatorë i këtij turnir është̈ Fides Sport si dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img