28,11,2024

Turne memorial në volejboll për Ismet Ramadanin

Must Read

16 vite më parë gazetari i sportit dhe anëtari i klubit të volejbollit ”Kastrioti”, Ismet Ramadani, ndërroi jetë në këtë sallë në të cilën e kaloi shumicën e kohës së jetës së tij.  Pikërisht në këtë vend tashmë është bërë traditë që të organizohet turne memorial në volejboll për nder të jetës dhe veprës së tij.

Një i tillë u mbajt sot në Ferizaj, ku morën pjesë katër klube,  dy nga Ferizaj një nga Gjilani dhe një klub nga Shqipëria.

 Ekrem Qorrolli, bashkëpunëtor dhe mik i Ramadanit, tha se me vdekjen e Ismet Ramadanit, sportit ferizajas i humbi gjallëria që e kishte dikur.

“Kemi qenë fqinj dhe jemi rrit bashkë, me të kam kaluar vite e momente që janë të prekshme kur i kujtoj. Ai ishte një sportdashës i madh që nga fëmijëria, i përcillte të gjitha sportet e në fund më shumë me volejboll, ai ishte edhe gazetar i sportit, ka shkruar në gazetat më prestigjioze në Jugosllavi, prandaj një përbledhje për të ishte sportist, e luante vet, por më shumë iu përkushtua sportit në aspektin gazetaresk, ai emër nuk do të harrohet kurrë në Ferizaj”, tha Qorrolli.

Kurse, Arta Ramadani, e bija e Ismet Ramadanit, e cila është edhe trajnere e klubit të volejbollit “Kastrioti”, thotë se sa herë që hynë në këtë sallë ka emocione dhembje e krenarie.

”Babai është marrë moti me sport, por prej se kam filluar unë me volejboll është qasur në këtë sport dhe pikërisht në këtë sallë ai ndërroi jetë, sa herë hy në këtë sallë është e njëjta ndjenjë, por sot kur i shoh këta njerëz që kanë ardhur për nder të tij jemi krenarë, gjithë jetën e kam pasur me të, ka qenë shumë  e vështirë për mua, në momentin që ka vdekë unë kam thënë që s’do të luaj më kurrë, por e kam mendu që ai e ka dashur këtë sport dhe unë e kam vazhduar, që në një formë ma ka lënë amanet me u marrë me këtë sport”, tha Ramadani.

Kurse, përfaqësuesit e klubeve, thanë se është kënaqësi të marrin pjesë në këtë turne që organizohet për nder të Ismet Ramadanit.

“Është një nder i veçantë që e kemi marrë një ftesë të tillë dhe ndjehem e nderuar për këtë ftesë dhe për këtë pjesëmarrje, po ashtu besoj që edhe prania jonë këtu është nder për familjen“, tha Lindita Hoxha, trajnere e klubit “Mirëdita”.

Mbështetëse të këtij turneu ishin Drejtoria e Kulturës në Ferizaj dhe Federata e Volejbollit të Kosovës.

“Një e di që po të ishte sot do të gëzohej shumë nga numri i familjeve të volejbollit”, tha Abedin Ibrahimi nga Federata e Volejbollit.

Volejbolli në Ferizaj po na bën të ndjehemi krenarë, prandaj jam e privilegjuar që udhëheqi me këtë drejtori”, tha Xhemile Murati-Shabani.

Në këtë turne u ndanë kupa, medalje e mirënjohje për pjesëmarrësit, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img