15,09,2025

Trupi i pajetë i një emigranti gjendet i lidhur në shtrat, në mes të një rruge në Arabinë Saudite (Video)

Must Read

Trupi i pajetë i një emigranti është gjetur i lidhur në shtrat në mes të një rruge në Arabinë Saudite, i cili raportohet se ishte i mbushur me plumba.

Trupi është gjetur në rrugën kryesore në jugperëndim të qytetit Abha në provincën Aseer, afër Detit të Kuq,

Sipas policisë saudite ai ishte qëlluar me pushkë automatike. Identiteti i viktimës nuk është zbuluar, por raportohet se bëhet fjalë për një emigrant rreth të ’30-ve.

Trupi ishte mbuluar me batanije i lidhur në një shtrat, që ishte hedhur në mes të një rruge rreth shtatë milje larg qendrës së qytetit. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se kanë filluar hetimet për të përcaktuar identitetin e viktimës si dhe vrasësit.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet një shtrat i hekurt në mes të natës duke qëndruar në mes të një rruge, ku në të ishte lidhur trupi i pajetë i emigrantit.

Derisa autori i videos i afrohej shtratit, mund të shihet se trupi ishte mbuluar me batanije, ndërsa policia saudite nuk e di nëse burri është vrarë në shtrat apo më vonë është vendosur aty.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img