12,03,2025

Trump pranon ftesën nga Merkel, merr pjesë në samitin G20

Must Read

 

Trump dhe Merkel ranë dakord në një bisedë telefonike që të gjithë anëtarët e Aleancës të paguajnë pjesën e tyre të kostos së sigurisë kolektive, transmeton lajmi.net.

“Presidenti dhe Kancelarja ranë dakord mbi rëndësinë themelore të NATO-s për marrëdhënie më të gjera transatlantike dhe rolin e saj në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata thotë se Trump i ka kërkuar Merkelit që sa më shpejt të vizitoj Uashingtonin.

Mergel dhe Trump kanë diskutuar për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

AP raporton se Trump dhe Merkel ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kujtojmë se së fundi Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s kur tha se është një organizatë e vjetruar.

Trump ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin japonez Shinzo Abe, presidentin francez Francois Hollande, dhe i duhet të flas edhe me kryeministrin australian Malcolm Turnbull./Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img