Në tentim për t’u larguar nga retorika islamofobike që nganjëherë e ka përdorur gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, Trump foli kundër ideologjisë politike militante të ekstremizmit islamik. Përdorimi i këtij termi nga Trump – në vend të termit islami radikal – ka dërguar sinjale në këtë rajon se Trump është duke vënë distancë mes feve dhe ideologjisë që i ndez grupet terroriste si ISIS, transmeton Express.
“Kjo nuk është një betejë mes feve, sekteve apo qytetërimeve të ndryshme, por është një betejë mes kriminelëve barbarë që kërkojnë ta shuajnë jetën e njerëzimit, dhe njerëzve të mirë të të gjitha feve që kërkojnë ta mbrojnë atë,” ka thënë Trump në Riad, transmeton Express.
“Kjo është një betejë mes të mirës dhe së keqes,” ka thënë Trump
Më pas, Trump ka treguar pse ka zgjedhur t’i vizitojë vendet myslimane në udhëtimin e tij të parë jashtë shteti si president i SHBA-së.
“Kam vendosur që udhëtimin tim të parë jashtë shteti ta bëjë në zemër të botës myslimane në mënyrë që ta përçojë mesazhin e miqësisë, shpresës dhe dashurisë,” ka thënë Trump
Trump ka shtuar: “Terroristët s’e adhurojnë Zotin, ata e adhurojnë vdekjen”.
Trump po ashtu u ka bërë thirrje vendeve myslimane që ta marrin primatin në luftimin e radikalizmit. Më pas Trump e lavdëroi mbretin Salman të Arabisë Saudite duke e quajtur të jashtëzakonshëm./Express/