23,04,2025

Tronditet Armando Sadiku, do të mungojë gjashtë muaj

Must Read

Ishin ekzaminimet e thelluara të kësaj të hënë që vërtetuan atë që i frikësohej më shumë futbollisti i Kombëtares Shqiptare.
26-vjeçari u dëmtua në miqësorën me Heerenven të shtunën e kaluar.
Mengesa e tij gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të ndihet shumë edhe në përfaqësuesen kuqezi në ndeshjen e Nations League që nisin në shtator.
Një moment vërtetë negativ ky për futbollistin kuqezi, që prej transferimit te klubi i La Ligas në janar të vitit 2018 ka patur probleme të njëpasnjëshme. Ambientimi në elitën e futbollit spanjoll u vështirësua nga mungesat e vazhdueshme në fushë për shkak të problemeve fizike, që nuk e lejuan thuajse për asnjë moment të ishte në formë optimale.
Gjatë kësaj vere, klubi i Levantes e kishte përfshirë Sadikun në listën e lojtarëve që mund të shiteshin, ndërsa gjatë fazës përgatitore “bomberi” shqiptar po bënte të pamundurën që të bindte drejtuesit dhe stafin teknik, për të fituar vendin e tij në skuadër.
Një mision që u realizua përgjysmë. Kjo edhe për faktin se me dëmtimin e pësuar në gju dhe ndërhyrjen kirurgjikale, Armando Sadiku do të qëndrojë me ekipin nga Valencia për të vijuar fazën e rehabilitimit të plot. Një mënyrë për t’u rikthyer më i fortë dhe për të provuar ndoshta të jetë protagonist me Levanten në gjysmën e dytë të sezonit në kampionatin spanjoll./SS/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img