Zeka ka thënë se Thaçi i ka thënë të gjitha të vërteta për Sali Berishën, por sipas tij ai ka ‘harruar’ të tregojë se edhe vet ka qenë i arrestuar në Tiranë, si dhe Kadri Veseli.
Thaçi, pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt Berishës, shkroi se institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike, shkruan lajmi.net.
Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuarët e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.
Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.
Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këto ishin disa nga akuzat që Thaçi ia bëri Berishës.
Postimi i plotë i Milaim Zekës:
E verteta e Thaçit per Berishen
Po çka nuk tha Presidenti?!
Krejte ato qe i tha Presidenti Thaçi per Sali Berishen jane te verteta. Mirepo çuditerisht “harron” me permend qe edhe ai vet ka qene i arrestuar ne Tirane. Edhe Kadri Veseli.
Po pse asnje fjale per relacionet e Berishes me Bukoshin? Pse asnje fjale edhe per disa te kampit socialist te asaj kohe qe ose e kane penguar luften e Kosoves, ose e kane ndihmuar ne shkembim te parave?
Nje diçka jam shume i bindur: Sali Berisha nuk do t’ i kaloje ne heshtje keto akuza. Çfare raketash do te leshoje kunder Thaçit, te presim. Presidenti ka hapur nje kapitull te rendesishem te kohes te luftes…